Fatime Fetai: Jankulloksa të mos e lëshojë Shkupin - Bota Sot
Fatime Fetai: Jankulloksa të mos e lëshojë Shkupin

Maqedonia

Fatime Fetai: Jankulloksa të mos e lëshojë Shkupin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:39
Fatime Fetai

Pas shqiptimit të aktgjykimit për lëndën “Tanku” kundër Gordana Jankulloskës, e cila u dënua ma gjashtë vite burg, prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi nga Jankulloska të mos e lëshojë vendbanimin, gjegjësisht Shkupin.

Fetai tha se duke marrë parasysh dënimin, PSP-ja ka bazë të kërkojë edhe paraburgim, por shtoi se rrethanat familjare gjegjësisht fakti se Jankulloska është nënë, kanë kërkuar që gjykata të shqiptojë masë kujdesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jankulloska sot gjatë leximit të aktgjykimit nuk ishte e pranishme në Gjykatën Penale, pasi në të njëjtën kohë duhe të paraqitej në seancën për lëndën “Fortesa”.

Avokatët e Jankulloskës thanë se propozimi i PSP-së për masë shtesë është e pabazë dhe nuk ka arsye që gjykata ta pranojë atë, pasi sipas tyre, nuk ka arsye që Jankulloska të largohet nga vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...