Paraburgim për mbikëqyrësin e burgut në Shtip i cili ishte kapur se si merr ryshfet nga i burgosuri

Maqedonia

Paraburgim për mbikëqyrësin e burgut në Shtip i cili ishte kapur se si merr ryshfet nga i burgosuri

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Duke vepruar sipas padisë penale, Prokurori Publik deri te Prokuroria Publike – Shtip dha urdhër për zbatimin e hetimit kundër një personi i dyshuar për veprën penale “marrje ryshfet”, kumtoi Prokuroria Publike.

“Personi i punësuar i mbikëqyrës në Entin ndëshkimor-përmirësues Shtip ka marrë para në vlerë prej 150 eurove që të fus mobil telefoni në burg dhe i njëjti t’i dorëzojë telefonin njërit nga të burgosurit. Prokurori Publik, duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore – Shtip dorëzoi propozim për caktimin e masës paraburgim, propozim që është pranuar nga ana e gjyqtarit me vendim që të dyshuarit t’i caktohet paraburgim deri në 30 ditë”, kumtojnë nga prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat