Qeveria e Maqedonisë dorëzon ndryshimet kushtetuese në Kuvend

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë dorëzon ndryshimet kushtetuese në Kuvend

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:04
Kuvendi i Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim për inicimin e ndryshimeve Kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Në konstatimin e Qeverisë, theksi vendoset në 4 ndryshime thelbësore në nenet ku thuhet Republika e Maqedonisë shtohet “e Veriut”, ndryshimin e preambulës dhe përforcimin e vendimeve të KAÇKM-së apo ASNOMIT, përcaktimi i qartë i kufijve të Maqedonisë dhe angazhimi i shtetit për qytetarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë.

Nga organi ekzekutiv nuk bëjnë të ditur se sa nene konkretisht do të ndryshohen pasi që kjo do të vërtetohet gjatë procedurës së ndryshimeve kushtetuese.

Qeveria nuk konfirmon nëse është siguruar shumica e nevojshme prej 2/3 për miratimin e ndryshimeve.

Pas kalimit të filtrit të parë në Komisionin për çështje Kushtetuese, propozimi dërgohet në seancë plenare. Në këtë pikë nevojiten 2/3 e votave për hapjen e procedurës për ndryshime kushtetuese ashtu siç parashikon rregullorja.

Faza e dytë është ajo e parashtrimit të amendamenteve ku për çdo amendament votohet veçmas me shumicë votash. Pas kësaj fillon faza e ndryshimeve në preambulë ku ndryshime miratohen me 2/3 e votave dhe me shumicë votash nga numri i deputetëve që përbëjnë etnitë pakicë në Maqedoni.

Ndërsa, faza e fundit është miratimi i ndryshimeve kushtetuese ku edhe në vjen në shprehje votimi me 2/3 e votave. Në rast se procedura shkon sipas rregullores, ndryshime kushtetuese pritet të rrumbullakohen për 106-110 ditë punë në ligjvënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat