Hahn: Deputetët e OBRM-PDUKM-së që duan ta mbështesin marrëveshjen, janë të kërcënuar

Maqedonia

Hahn: Deputetët e OBRM-PDUKM-së që duan ta mbështesin marrëveshjen, janë të kërcënuar

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:50
Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën austriake “Standard”, thotë se ka informacione se deputetët e opozitës maqedonase të cilët duan ta mbështesin marrëveshjen me Greqinë, janë të kërcënuar.

Ai nga OBRM-PDUKM kërkon të largohet nga siç thotë, destruktiviteti dhe interesat e qytetarëve dhe shtetit t’i vendos mbi ato partiake

“Partia do ta mbajë përgjegjësinë e plotë për mbylljen e dyerve të BE-së për Maqedoninë nëse nuk kalon marrëveshja. Kjo është e papranueshme për një parti e cila thotë se është pro-evropiane dhe demokratike”, tha Hahn.

Ai shtoi se integrimi evropian për OBRM-PDUKM-në deklarativisht është prioritet, por këtë duhet ta dëshmojnë me vepër duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë.

Për eurokomesarin referendumi ka qenë vetëm konsultativ dhe shumica e qytetarëve u deklaruan “për”.

Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë rrezikun e mosarritjes së afateve për marrëveshjen për emrin. Hahn shton se edhe zgjedhjet nuk janë garanci se do të sigurohen dy të tretat e shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat