Publikohet përbërja e Komitetit të ekspertëve mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Publikohet përbërja e Komitetit të ekspertëve mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 14:26
Foto

Profesorët Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ljudmill Spoasov, Ana Çupeska-Stanishkovska, Fahri Ramadani dhe Kice Kollbe, janë anëtarët e Komitetit të përbashkët interdiciplinar të çështjeve historike, arkeologjike dhe arsimore nga Maqedonia, në krye me ambasadorin Viktor Gaber.

Nga Greqia, Komitetin do ta udhëheq zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Markos Bollaris, ndërsa anëtarët tjerë, shumica janë profesorë nga universitet e Selanikut,

Nga universiteti “Aristoteli” në Selanik janë profesorët Spiridon Sfetas, Jakovos Mihailidis dhe Atanosis Lupa nga Katedra e historisë dhe arkeologjisë. Profesori Nikolaos Zaikos, është nga Katedra për studime ballkanike, sllovene dhe lindore në universitetin e Selanikut “Maqedonia”. Derisa, anëtarët tjerë janë profesoresha Aleksandra Jaonidu nga Katedra studimeve të gjuhës ruse dhe filologjisë sllovene nga universitetit i Athinës “Kapodistiran” dhe Eftimios Harllavtis, nga Drejtoria për vendet nga Evropa jug-lindore të MPJ-së greke.

Siç raportojnë nga AIM, emrat e anëtarëve ishin vendosur në Kuvendin e Greqisë, në përgjigjen me letër të ministrit për Punë të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias pas pyetjeve të deputetes nga partia “Demokracia e Re”, Sofia Vultepsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat