Hulumtim: Rreth 70 për qind e lodrave në tregun e Maqedonisë janë të pasigurta

Maqedonia

Hulumtim: Rreth 70 për qind e lodrave në tregun e Maqedonisë janë të pasigurta

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

“Rreth 70 për qind e lodrave në tregun e Maqedonisë janë të pasigurta, shiten në ambient të hapur, në tregje, nuk kanë deklaratë adekuate, as edhe informatë për përbërjen kimike, fizike apo të sigurisë”.

Ky është vlerësimi i Asociacionit qytetar “Gazetarë për të drejtat e njeriut”, i cila ka zbatuar hulumtim për gjendjen me lodrat në tregun e Maqedonisë, me qëllim që të ngritët vetëdija për sigurinë e tyre dhe të bëhet krahasim me rezultatet e hulumtimit bërë në vitin 2013.

Në prezantimin e rezultateve nga hulumtimi, Natasha Dokovska nga “Gazetarë për të drejtat e njeriut”, e cila është koordinatore e projektit ka thënë se në Maqedoni shiten më pak lodra të sigurta ose shiten më pak lodra të brenduara.

“Ka 17 kompani ku qëllimi parësor është importi i lodrave të markuara, por vetëm katër prej tyre importojnë lodra ekologjikisht të sigurta të cilat prodhohen në botë, ose bëhet fjalë për 20 brende të pranuara. Të gjitha lodrat tjera në tregun e Maqedonisë janë të pa markuara”, ka thënë Dokovska.

Ajo shtoi se në vitin 2013 në tregun e Maqedonisë kanë qenë prezente 50 brende, ndërsa tani 20.

Testimi i lodrave në Shkup dhe Manastir ka treguar se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur deklaratë adekuate, ndërsa më shumë se gjysma kanë pasur shenja që kanë treguar se janë toksike.

“Mbi 70 për qind e lodrave janë të pasigurta dhe përmbajnë pjesë të imëta, ndërsa zhurma tek të gjithë është pothuajse e palejuar ose mbi 85 decibel. Për sigurinë e lodrave është e angazhuar Inspektorati shtetëror dhe sanitar, ndërsa për importin dhe përcjellien e tyre Ministritë e Shëndetësisë, Mjedisit Jetësor dhe Ekonomisë”, ka shtuar Dokovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat