Apasiev: Edhe nëse i blejnë deputetët të votojnë në ndryshimet kushtetuese, vendimi nuk ka efekt ligjor

Maqedonia

Apasiev: Edhe nëse i blejnë deputetët të votojnë në ndryshimet kushtetuese, vendimi nuk ka efekt ligjor

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:18
Apasiev

“Kuvendi nuk mund ta ndryshojë emrin kushtetues, edhe nëse mblidhen 80 deputetë që do të votojnë për ndryshime kushtetuese”, thotë profesori universitar dhe kryetari i partisë “E majta”, i cili shton se referendumi i fundit nuk ka pasur census dhe është i pasuksesshëm, ndërsa për shkak kësaj ende vlen vendimi në referendumin e vitit 1991 kur qytetarët u deklaruan për Maqedoni të pavarur.

Apasiev thotë se deputetët mund përgjigje penalisht nëse japin rezistencë, gjegjësisht votojnë për ndryshimet kushtetuese, që, sipas tij, janë në kundërshtim me vendimin e popullit, i cili ka pasur fjalën e fundit.

Ai shton se edhe nëse votohen ndryshimet kushtetuese, ky vendim nuk ka efekte ligjore.

“Nuk kanë mundësi të sigurojnë 80 deputetë. Edhe nëse i blejnë deputetët të votojnë, kjo nuk do të ketë efekte ligjore për shkak se është në kundërshtim me vendimin e referendumit të vitit 1991. Ai referendum ishte i obligueshëm. Vet ligji thotë se Kuvendi duhet t’i harmonizojë rregullat në pajtim me rezultatet e referendumit. Secili vendim i ardhshëm duhet të shkoj në referendum”, thotë Apasiev.

Sipas Apasievit, në zgjedhjet e ardhshme LSDM-ja shtrenjtë do ta paguajë dhe se do të ketë 30 deputetët. Mandati do të shkojë te partia fituese për formimin e Qeverisë, ndërsa kjo, sipas Apsievit do të jetë e rëndë nga kërcënimet e parive nacionaliste shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat