Ristovski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së do ta bojkotojnë seancën për ndryshime kushtetuese

Maqedonia

Ristovski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së do ta bojkotojnë seancën për ndryshime kushtetuese

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:10
Ljupço Ristovski

Analisti Ljupço Ristovski në televizionin “Kanal5” deklaroi se ai mendon se deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk do të marrin pjesë në seancën për ndryshime kushtetuese.

“Qeveria është e vetëdijshme se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë në Kuvend, por loja duhet të luhet deri në fund. Pastaj zemërimi të plotë i bashkësisë ndërkombëtare duhet të drejtohet drejtë OBRM-PDUKM-së.

Mendoj se shumica parlamentare është e vetëdijshme se nuk ka dy të tretat e votave. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme për rezultatin. Duket se deputetët e OBRM-PDUKM-së do ta bojkotojnë seancën për ndryshimet kushtetuese dhe nuk do të marrin pjesë në të”, tha Ristovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat