Procedurë hetimore dhe 30 ditë paraburgim për Monika Risteskan

Maqedonia

Procedurë hetimore dhe 30 ditë paraburgim për Monika Risteskan

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:48
Monika Risteska

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka urdhëruar që të fillohet procedurë hetimore kundër aktivistes Monika Risteska për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, si dhe i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Me propozim të prokurorit kompetent publik, gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata Penale në Shkup një personi të dyshimtë i përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, si masë për sigurimin e pranisë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Risteska është e dyshuar se gjatë viteve 2017 dhe 2018, disa herë, duke përdorur raste të njëjta, në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar drogë narkotike marihuanë, prej së cilës nga përpunimi i mëtejmë ka fituar drogë narkotike hashash dhe narkotikë tjerë, të cilat pastaj ua ka shitur përdoruesve në territorin e qytetit të Shkupit.

Lidhur me këtë rast, paradite në MPB është caktuar deklaratë për media, ndërsa përkrahësit e Risteskas paralajmëruan protestë para Prokurorisë Publike Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat