LSDM: Kryesia e OBRM-PDUKM-së vazhdon me lajmet e rrejshme

Maqedonia

LSDM: Kryesia e OBRM-PDUKM-së vazhdon me lajmet e rrejshme

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:49
Partia maqedonase në pushtet LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se OBRM-PDUKM-ja vazhdon me lajmet e rrejshme dhe fton deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM-ja pasi është ballafaquar me vullnetin e qytetarëve, shpërndan vetëm lajme të rrejshme.

“Qytetarët e thanë qëndrimin e tyre, ata treguan se janë për të ardhme në BE dhe NATO. Procesi do të vazhdojë edhe më tej, tani është koha që deputetët ta arsyetojnë besimin që ju kanë dhënë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me propozim-ndryshimet kushtetuese konfirmohet gjuha, identiteti dhe garantohet kufijtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat