Zaev: Deputetët ta përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

Zaev: Deputetët ta përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:20
Filloi debati për ndryshimet kushtetuese

(E plotësuar) - Në Kuvend filloi seanca e Komisionit për ndryshime kushtetuese në të cilën në rend dite është Propozimi për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili arsyetoi propozimin e Qeverisë, theksoi se nga shqyrtimet dhe reagimet e deritanishme në opinion nuk ka asgjë kontestuese në propozimin për ndryshime kushtetuese, i cili pas vendimit në Qeveri menjëherë ishte publikuar, duke i bërë thirrje deputetëve që të bashkohen rreth qëllimeve strategjike në vend.

Ai vlerësoi se për opinionin profesional dhe ekspert, ndryshimet janë në pajtim me standardet ndërkombëtare.

“Kjo iniciativë ngrihet në pajtim me ligjet dhe procedurat institucionale. Deputetët janë ata që duhet ta përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së dhe të prononcohen sipas vullnetit të tyre. Tani ka ardhur koha që të gjithë ata që janë për në NATO dhe në BE të përkrahin ndryshimet”, tha kryeministri.

Në seancë ishin të pranishëm deputetët e të gjitha grupeve parlamentare duke përfshirë edhe të OBRM-PDUKM-së, të cilët votuan “kundër” rendit të ditës në seancë.

Maqedoni, filloi debati për ndryshimet kushtetuese

Me 40 minuta vonesë fillon mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese nw Maqedoni.

Prezent shumica e anëtarëve dhe deputetët e VMRO-së. Në sallë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Disa anëtarë përfshi edhe Liljana Poposkën nuk marrin pjesë, por zëvendësohen nga zëvendësit e tyre. Në seancë është i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev.

Komisioni debaton rreth të vetmes pikë të rendit të ditës, ndryshimeve kushtetuese. Rendi i ditës u miratua me 9 vota pro dhe 7 kundër, të përmbajtur nuk kishte asnjë anëtarë.

Debati mund të zgjas më së shumti 10 ditë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat