Bujar Osmani është i akuzuari në rastin e PSP-së “Pacient” - Bota Sot
Bujar Osmani është i akuzuari në rastin e PSP-së “Pacient”

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Bujar Osmani është i akuzuari në rastin e PSP-së “Pacient”

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:03
Bujar Osmani.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në televizionin “Kanal5” tha se në hetimin e saj për rastin “Pacient” njëri nga të dyshuarit është edhe zv. kryeministri i tanishëm dhe ish-ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani.

“Këtu bëhet fjalë për shumë persona. Bëhet fjalë për 15 persona, në mesin e të cilëve edhe Bujar Osmani, si ish-ministër i shëndetësisë. Gjatë periudhës nga viti 2010 derë më vitin 2012 ka hapur blerje publike për më shumë punime ndërtimore për shumë spitale në Maqedoni dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Në vend që të zgjedh ofertën më të lirë, e ka zgjedhur firmën GBS Bllagovegrad, edhe pse ka qenë më e shtrenjtë se kompania tjetër që ka aplikuar në tender, me çka buxheti është dëmtuar për 500.000 euro”, tha Janeva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test