Janeva: PSP lufton kundër korrupsionit të lartë, qëllimi është kthimi i parave të qytetarëve - Bota Sot
Janeva: PSP lufton kundër korrupsionit të lartë, qëllimi është kthimi i parave të qytetarëve

Maqedonia

E shtunë, 20 tetor 2018

Janeva: PSP lufton kundër korrupsionit të lartë, qëllimi është kthimi i parave të qytetarëve

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 22:22
Katica Janeva

Prokuroria Speciale Publike lufton korrupsionin e lartë dhe kërkon të kthejë paratë e qytetarëve. Gjëja kryesore është të kërkojnë parat dhe të përqendrohen në hetimet financiare, por ky proces është në vazhdim dhe nuk do të përfundojë në afatin pesëvjeçar të PSP-së, deklaroi Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva.

Ajo, në emisionin “Samo Visitina”, tha se shpresonte që PSP do të arrijë të mbijetojë dhe të luftojë korrupsionin më të lartë, jo vetëm kur bëhet fjalë për biseda të përgjuara, por edhe tani nëse ndodh nga Qeveria e tanishme.

“Lëndët tona nuk do të përfundojnë me këtë mandat pesëvjeçar. Ky proces zgjat. Ne jemi më të fokusuar dhe ne kryesisht po punojmë për hetime financiare, për kthimin e parave në buxhet, të marrë në një mënyrë kriminale”, tha Janeva.

Prokurorja tha se në përpunimin e PSP-së, janë 606.550 biseda të përdorura, domethënë audio inçizime, nga të cilat deri tani janë dëgjuar 545.900 biseda.

Dhjetë për qind e bisedimeve, thekson ajo, janë në gjuhë të tjera që jepen për përkthim për një kohët sa më të shkurtër të mundshme, sepse ato do të na dorëzohen në gjuhën maqedonase. Gjuhët më të zakonshme të përdorura kanë qenë gjuha angleze, por ka biseda në gjuhën ruse dhe greke. Bisedimet në gjuhën shqipe dhe serbe i përkthejnë përkthyes nga Prokuroria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test