Gruevski: PSP-ja vazhdon përndjekjen politike, të gjitha lëndët janë të falsifikuara - Bota Sot
Gruevski: PSP-ja vazhdon përndjekjen politike, të gjitha lëndët janë të falsifikuara

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Gruevski: PSP-ja vazhdon përndjekjen politike, të gjitha lëndët janë të falsifikuara

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:46
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me lëndët e reja të Prokurorisë Speciale, në të cilat sërish i dyshuar është Gruevski.

Ai shkruan se gjashtë lëndët e reja të PSP-së janë vazhdim i përndjekjes politike ndaj funksionarëve të OBRM-PDUKM-së, në kontekst të dobësimit të partisë dhe ndryshimit të emrit të shtetit pas referendumit të pasuksesshëm.

“Qeveria e OBRM-PDUKM-së ka tentuar nga çdo vend i botës të tërheq investues dhe të krijojë kushte për biznes klimë më të mirë, por më e suksesshmja ishte me kompanitë e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s”, shkruan Gruevski.

Ai më tej shton se para ardhjes së partisë së tij në pushtet, ka pasur tokë të pandërtuar nëpër qytete dhe fshatra dhe rreth 560 qytetarë të papunësuar.

Në lidhje me hetimin e PSP-së për financimin dhe blerjen e shtatë mediumeve, Gruevski thotë se qeveria asnjëherë pa kritere dhe jashtë ligjit nuk ka bërë ndarje dhe as nuk ka vendosur të ndajë mjete për fushata të caktuara tek mediat.

Sipas Gruevskit, të gjitha rastet e reja të PSP-së janë boshe të falsifikuara.

“PSP as nuk është e pavarur, as jopolitike, as institucion i paanshëm. PSP është instrument klasik për presion ndaj politikanëve që nuk mendojnë njëjtë dhe mbajtjen më të madhe në pushtet të LSDM-së”, shkruan Gruevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test