Vezët e Maqedonisë me çmim më të lirë se ato greke, bullgare dhe polake - Bota Sot
Vezët e Maqedonisë me çmim më të lirë se ato greke, bullgare dhe polake

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Vezët e Maqedonisë me çmim më të lirë se ato greke, bullgare dhe polake

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:31
Ilustrim

Vetëm pesë ferma nga Maqedonia (Gostivar, Shkup, Gjevgjeli, Negotinë dhe Resnjë) eksportojnë vezë në tregjet e Bashkimit Evropian. Plasmani është i vazhdueshëm dhe realizohet kryesisht në Kroaci, Bullgari dhe Greqi.

Vendi tani për tani disponon me rreth 1,1 – 1,2 milionë pula në prodhim intensiv, të fermave, ku produksioni i vezëve brenda ditës arrin përafërsisht një milion, ndërsa edhe një milion pula janë regjistruar tek ekonomitë individuale bujqësore ku kultivimi është ekstenziv, i lirë, dhe produksioni i vezëve është diçka më i vogël.

“Produksioni ditor në prodhimin intenziv arrin rreth një milion vezë, ndërsa në atë ekstenziv diçka më pak, që është tërësisht mjaftueshëm për tregun vendor. Mbeten sasi edhe për eksport. Maqedonia është në listën e vendeve për eksport të vezëve në BE. I përmbushë të gjitha parametrat e sigurisë dhe cilësisë. Pesë objekte gjithsej janë regjistruar për eksport në EB dhe ato vazhdimisht eksportojnë”, thotë për AIM, drejtori i fermës për prodhimin e vezëve “Vezë Sharri”, Abdulezel Dogani.

Sipas tij, deri në gusht, çmimi mesatar i vezëve ishte i mirë, rreth pesë denarë, ndërsa në shtator – tetor diçka më i dobët, katër deri 4,5 denarë, që është e zakonshme për shkak të blerjes së drunjve për ngrohje, turshive, ajvarit, fillimit të vitit shkollor.

“Me çmimin e vezëve jemi diku nga mesi në tregun evropian. Nuk jemi as në mesin e më të lirëve, as të atyre më të shtrenjtëve. Në Greqi, Bullgari dhe Poloni vezët tani për tani janë më të lira se tek ne, arrijnë 3,5 – 4 denarë”, thekson Dogani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test