Zaev: Obligimi jonë është anëtarësimi në NATO dhe BE - Bota Sot
Zaev: Obligimi jonë është anëtarësimi në NATO dhe BE

Maqedonia

E premte, 19 tetor 2018

Zaev: Obligimi jonë është anëtarësimi në NATO dhe BE

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:37
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë sot në shënimin e festës së 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Antifashtiste në Kumanovë, tha se festat nuk duhet të jenë numra, por ato duhet të përkujtojnë për sakrificën dhe përgjegjësinë.

Ai tha se duhet të vazhdohet me realizimin e qëllimit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

“Tani është koha e fëmijëve tanë dhe të ardhmes. Tani duhet të bëjmë luftë për vende të reja pune, për arsim, shëndetësi, ekonomi dhe prosperitet. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve se Maqedonia është pjesë e Evropës dhe se e meritojmë atë vend”, tha mes tjerash Zaev.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë që të përkrahin ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, vota e tyre është për fëmijët, për të ardhmen dhe për anëtarësim në NATO dhe BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test