Mogherini të hënën do të raportojë për Maqedoninë dhe referendumin - Bota Sot
Mogherini të hënën do të raportojë për Maqedoninë dhe referendumin

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Mogherini të hënën do të raportojë për Maqedoninë dhe referendumin

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:53
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të informojë shtetet anëtare të BE-së të hënën për situatën në Maqedoni dhe rezultatin e referendumit konsultativ më 30 shtator.

Përveç Maqedonisë, Mogherini do të informojë gjithashtu për rezultatin e zgjedhjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, njofton “MKD”.

Mesazhi i përfaqësuesesë së Lartë është se BE mbetet prapa marrëveshjes për emrin të nënshkruar në mes Maqedonisë dhe Greqisë, thonë burimet e larta diplomatike në Këshillin e BE-së.

Për Maqedoninë si vend kandidat për anëtarësim në procesin e zgjerimit, zakonisht diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme. Edhe pse nuk është dramatizuar situata, duke e vendosur dosjes e Maqedonisë në taolinën e Ministrave, brenda Këshillit të Punëve të Jashtme, si dhe në konferencën për Maqedoninë në komitetin për politikë dhe siguri të BE-së që u mbajt ditëve të fundit, është një burim shqetësimi në mesin e disa diplomatëve në Bruksel të cilët po monitorojnë situatën në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test