New York Times: CIA ka mbledhur dëshmi se Savidis ka qenë lidhja ruse për të minuar marrëveshjen për emrin - Bota Sot
New York Times: CIA ka mbledhur dëshmi se Savidis ka qenë lidhja ruse për të minuar marrëveshjen për emrin

Maqedonia

E diel, 21 tetor 2018

New York Times: CIA ka mbledhur dëshmi se Savidis ka qenë lidhja ruse për të minuar marrëveshjen për emrin

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:05
Ivan Savidis

Shërbimet sekrete amerikane në qershor kapën në komunikim duke konfirmuar se biznesmeni rus me origjinë greke, Ivan Savidis, i cili ka jetuar dhe punuar në Selanik për një kohë të gjatë, ka punuar si një lidhje ruse për të minuar marrëveshjen për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë, njofton “New York Times”.

Ndër të tjera, gazeta publikon, nga provat e mbledhura nga operativët amerikanë nga postat elektronike të përgjuara, mesazhet dhe bisedat telefonike, duket se Savidis paguan protestuesit, ndër të cilët ka pasur tifozë të futbollit, që të shkaktojnë dhunë kundër referendumit në Maqedoni.

Sipas gazetës, zyrtarët amerikanë në hakmarrje i dorëzuan materialet e përgjuara qeverisë greke të kryesuar nga Alexis Tsipras, të cilët u përgjigjën duke dëbuar dy diplomatë rusë nga Athina dhe duke ndaluar hyrjen e dy diplomatëve të tjerë rusë.

Siç shkruan gazeta, në vitin 2016 në Shtetet e Bashkuara u formua i ashtuquajtur grupi i ndikimit rus, i përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimeve të inteligjencës, qëllimi i të cilave është parandalimi i ndikimit rus në Evropë, e cila përfshin një analizë të zgjedhjeve në vendet evropiane ku Rusia mund të ndërhyjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test