Në nëntor mbahet takimi i katërt mes ministrave të Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë

Maqedonia

Në nëntor mbahet takimi i katërt mes ministrave të Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:16
Pamje nga takimi i kaluar

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Greqisë në fillim të nëntorit do të mbajnë takim katërpalësh në Selanik.

Sipas AIM, takimi i ministrave në të cilin do të diskutohen tema lidhur me bashkëpunimin rajonal në disa fusha, do të mbahet më 8 dhe 9 nëntor në Selanik.

Takimi i parë i këtij lloji u mbajt në prill të vitit 2016, ndërsa për herë të fundit shefat e diplomacive të katër vendeve në Selanik u takuan në maj të këtij viti.

Në takim përveç ministrave të Punëve të Jashtme marrin pjesë edhe ministra ose kompetent nga MPJ-të e katër vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat