Zaev nuk e jep Osmanin - Bota Sot
Zaev nuk e jep Osmanin

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Zaev nuk e jep Osmanin

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:44
Bujar Osmani dhe Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sipas deklaratave të para nuk ka ndërmend të largojë nga Qeveria zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Bujar Osmani, për të cilin Prokuroria Speciale ka zbardhur hetimet për një rast të koduar “Pacienti” gjatë kohës që ka qenë ministër i shëndetësisë në qeverisjen e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në vitin 2010. Osmani hetohet si i dyshuar për keqpërdorime lidhur me tenderë, që përmes tyre është dëmtuar buxheti për gjysmë milionë euro, informon INA.

Për kryeministrin Zoran Zaev, hapja e një hetimi për Osmanin, nuk do të nxitë përgjegjësi,duke thënë se do të presë për një vendim të plotfuqishëm.

“Qëndrimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë. Askush nuk është fajtor përderisa ajo të vërtetohet me një vendim të plotfuqishëm, dhe sigurisht ky është vetëm një hetim, do të dëshiroja t’i dija hollësitë, do ta ndjek procesin me kujdes dhe do të veproj në kohën e duhur nëse diçka lidhet me dinjitetin e Qeverisë”, tha Zoran Zaev.
Osmani pohon se ka punuar sipas ligjit dhe interesave të qytetarëve dhe pret që të sqarohen sa më shpejt që është e mundur, siç thotë ai, dilemat rreth përfshirjes së tij në abuzime.

“Për disa vite janë paraqitur këto spekulime për disa abuzime të dyshimta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe unë isha një nga ata që këmbëngulën për një hetim. Nëse i ndiqni paraqitjet e mia publike, unë gjithmonë kam kërkuar që sa më shpejtë të hapen hetimet, sepse nuk ka nevojë të qëndrojnë vazhdimisht si njollë dhe dyshim për punën time. Edhe partia ime ka kërkuar hetim për çdo zyrtar që nga viti 2002, unë jam i kënaqur që ky hetim përfundimisht është hapur, roli i të cilit është t’i vërtetojë faktet. Pres që sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase të përfundojë”, deklaroi Bujar Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test