Maqedoni, kohëzgjatja mesatare e viteve të punës tek punëtorët është 32 vjet

Maqedonia

Maqedoni, kohëzgjatja mesatare e viteve të punës tek punëtorët është 32 vjet

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Kohëzgjatja mesatare e parashikuar e viteve të punës në Maqedoni është 32 vjet, tregojnë të dhënat e analizave të Eurostat.

Indikatorët për kohëzgjatjen e viteve të punës, sipas Eurostat, tregojnë se sa një person i cili aktualisht është në moshën 15-vjeçare, do të jetë aktiv në tregun e punës gjatë jetës së tij.

Kohëzgjatje të ngjashme të viteve të punës kanë edhe vendet fqinje. Në Greqi është 33 vjet, njëjtë dhe në Bullgari dhe Rumani. Kohëzgjatje mesatare më të shkurtër të viteve të punës ka në Turqi 29 vite, ndërsa më të gjatë në Islandë 47 vite.

Ndërsa në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kohëzgjatja mesatare e viteve të punës është 36 vite dhe atë nga 32 vite në Itali, deri 42 vite në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat