Mickoski: Rangellova dhe Jançev nuk do të shkarkohen nga partia - Bota Sot
Mickoski: Rangellova dhe Jançev nuk do të shkarkohen nga partia

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Mickoski: Rangellova dhe Jançev nuk do të shkarkohen nga partia

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:07
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka mohuar informacionet e disa mediumeve se në seancën e sotme të Komitetit Ekzekutiv të partisë do të shkarkohen nënkryetari Mitko Jançev dhe kryetarja e Unionit të Grave, Daniella Rangellova.

Udhëheqësi i partisë opozitare vlerëson se bëhet fjalë për spekulime të përgatitura nga socialdemokratët dhe tentim për defokusimin e opinionit nga problemet reale në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM pas referendumit të pasuksesshëm, në vend që të përgjigjet se si i hudhën 35 mijë fletëvotime të pavlefshme, vazhdon me dezinformata dhe njollosje të partisë opozitare”, tha për Plusinfo, Hristijan Mickoski.

Përndryshe, dje disa mediume shkruajtën se marrëdhënet e Mickoskit me Rangellovan dhe Jançevin ishin përkeqësuar, pasi këta të fundit vendosën që më 30 shtator të votojnë në referendum.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test