Prokuroria Speciale nuk mund të ngrit aktakuzë për rastet e reja

Maqedonia

Prokuroria Speciale nuk mund të ngrit aktakuzë për rastet e reja

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:42
Prokuroria Speciale

Neni 22 i Ligjit për Prokurorinë Speciale për momentin i shpëton nga akuza të dyshuarit në gjashtë hetimet e reja që i prezantoi Prokuroria Speciale. Neni në fjalë ndalon që pas 30 qershorit 2017, Katica Janeva të ngrejë aktakuza për hetime që kanë përfunduar.

Ligji për PSP-në, neni 22

Prokurori publik i cili udhëheq me prokurorinë publike, mund të ngrejë aktakuzë apo të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencën e tij.

Për ndryshimin e nenit, nevojitet shumicë prej dy të tretave apo për vazhdimin e afatit të Speciales duhet të votojë edhe VMRO DPMNE-ja, variant të cilin opozita e ka hedhur poshtë. Kjo do të thotë se hetimet e reja që i paralajmëroi Janeva si dhe dhjetë rastet e vjetra, s’mund të përfundojnë me aktakuzë. Për këtë, ish ministri i financave, Zoran Stavrevski, Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Stevço Jakimovski, drejtori i TVM-së, Marijan Cvetkovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev, ish drejtori i “Telekomit”, Zharko Llukovski si dhe zëvendës/ kryeministri aktual i euro- integrimeve, Bujar Osmani, për momentin do të shpëtojnë nga aktakuza para Gjykatës penale.

Të dyshuar në hetimet e reja të PSP-së

Zoran Stavreski, ish ministër i financave

Nikolla Gruevski
Kiril Bozhinovski
Stevço Jakimovski
Marijan Cvetkovski, drejtor i tvm-së
Igor Janushev- sekretar i përgjithshëm i vmro dpmne-së
Zharko Llukovski, ish drejtor i telekomit
Bujar Osmani, zv/kryeministër i eurointegrimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat