Rangellova nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Rangellova nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:07
Daniella Rangellova

Deputetja dhe Liderja e grave në OBRM-PDUKM, Daniella Rangellova nuk heq dorë nga qëndrimi i saj i ndryshëm nga ai partiak, rreth zhvillimeve politike në vend.

Para mbledhjes së sontme të Komitetit Ekzekutiv të partisë së saj, ajo e ka ritheksuar qëndrimin e saj, duke shtuar se nuk frikësohet nga kërcënimet.

“Qëndrimin tim e thash në referendum. Ka kërcënime në rrjetet sociale, por unë nuk frikësohem. Nuk pres asgjë nga shkarkimi i mundshëm. Unë e kam qëndrimin tim dhe vazhdoj të jem aty, pa marrë parasysh mendimin e udhëheqësisë. Nuk do t’i votoj ndryshimet kushtetuese”, thotë Rangellova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat