Nga dita e hënë fillon shpërndarja e sistemit të ngrohjes

Maqedonia

Nga dita e hënë fillon shpërndarja e sistemit të ngrohjes

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:57
Ilustrim

Qytetarët dhe subjektet juridike në Shkup që janë të lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore do të marrin energji termike nga data 15 tetor deri më 15 prill të viti 2019, deri kur zgjat periudha e rregulluar për shpërndarjen e ngrohjes, njoftojnë nga kompania “BEG”.

Gjatë kësaj periudhe, siç tregohet, shpërndarja e energjisë së ngrohjes bëhet sipas rregullave dhe diagrameve të përcaktuara në mënyrë rigoroze në varësi të kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme. Këto rregulla dhe diagrame janë të përcaktuara në rregulloren për furnizim të ngrohjes për konsumatorët e miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjisë i Republikës së Maqedonisë.

Ata informojnë se këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, numri i konsumatorëve të rinj është rritur dhe trendi i rikyçjes është për shkak të kushteve të mira që konsumatorët marrin për çmimin më të mirë, sipas të gjitha standardeve mjedisore.

Nga atje njoftojnë se si rezultat i modernizimit në vazhdimësi të qendrës së sistemit për ngrohje, cilësia e shërbimeve është rritur në mënyrë të konsiderueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat