Qeveria miratoi propozimin për ribalancë të buxhetit

Maqedonia

Qeveria miratoi propozimin për ribalancë të buxhetit

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 10:59
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Në seancën e jashtëzakonshme të djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-të, i cili siguron fonde shtesë për Fondin e Sigurimeve Pensional dhe të Aftësive të Veçanta, Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Agjencisë e Punësim.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria që do të miratohet nga Kuvendi, bëri një rishikim në anën e të ardhurave të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 për 0.5 për qind më pak, domethënë 1 miliard denarë.

“Procedura për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2018, Qeveria e ka iniciuar në këtë periudhë, në mënyrë për të përfshirë kushtet sipas rregullores së legjislacionit për miratimin e saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë deri më 15 nëntor, në rast se nuk merret vendimi për të mbajtur zgjedhje të parakohshme”, thonë nga konferenca për shtyp e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat