Nesër fillon seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese - Bota Sot
Nesër fillon seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Nesër fillon seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:20
Kuvendi i Maqedonisë

Nesër në agjendën e Kuvendit fillon seanca plenare mbi ndryshimet kushtetuese pa një projeksion të qartë se sa kohë do të zgjasë e njëjta, kryesisht për shkak se kryeministri Zoran Zaev dhe koalicioni qeverisës ende nuk kanë pozicion të saktë, se a i kanë 80 deputetët e nevojshëm, pra tetë nga kampi opozitar.

Ajo që është e qartë se debati mund të marrë 10 ditë ose më pak në varësi se sa deputetë do të paraqiten për ta marr fjalën. Nëse votimi është i suksesshëm dhe kalon në hapjen ndryshimeve kushtetuese, do të jenë të nevojshëm 110 ditë për tre faza, por mundet edhe më shkurtër për shkak se ka procedura që lejojnë atë.

LSDM i bëri thirrje opozitës që të ndryshojë qëndrimin e saj, sepse nuk ka kohë për të humbur në afatet e shkurtra.

“Askush nuk duhet të shpresojë për një amnisti, zgjidhja është shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk ka dy të tretat e shumicës”, thonë nga LSDM-ja.

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM gjithashtu thonë se janë të gatshëm menjëherë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...