Anulohet seanca për rastin “TNT”, Gruevski shkon në Kuvend - Bota Sot
Anulohet seanca për rastin “TNT”, Gruevski shkon në Kuvend

Maqedonia

E enjte, 15 nëntor 2018

Anulohet seanca për rastin “TNT”, Gruevski shkon në Kuvend

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:02
Nikolla Gruevski

Gjykata ka anuluar seancën e sotme të rastit “TNT” për shkak se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruvski ka shkuar në Kuvend për ndryshimet kushteuese.

Ai ka kërkuar që të jetë prezent në seancën e kuvendit dhe i ka kërkuar Gjykatës të shtyjë seancën e sotme.

“Do dëshiroja të isha i lirë nga seanca e sotme në Gjykatë. Dëshiroj të jem pjesë e seancës së Kuvendit, ku ka pikë të rendit të ditës për ndryshimin e kushtetutës. Deri tani nuk e kam shfrytëzuar këtë mundësi”, ka deklaruar Gruevski”.

Seanca e ardhshme është caktuar për 25 tetor të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test