“Fajin për Marrëveshjen e Prespës e kanë shqiptarët” - Bota Sot
“Fajin për Marrëveshjen e Prespës e kanë shqiptarët”

Maqedonia

E diel, 18 nëntor 2018

“Fajin për Marrëveshjen e Prespës e kanë shqiptarët”

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:02
Ilustrim

Protestuesit që janë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kundër ndryshimit të emrit, bllokuan rrugën para Kuvendit. Numri i tyre ishte tejet simbolik. Tenda u vendos në mes të rrugës, dhe kështu u bllokua rruga, e ato që morën pjesë në protestes ashtu sikur edhe herave tjera ishin kryesisht të moshuar.

Edhe pse kanë dalë për të protestuar kundër Marrëveshjes me Greqinë, ata thonë se fajin për këtë e kanë shqiptarët.

“Krizën e bëjnë shqiptarët, ata e bëjnë krizën me atë që janë futur në partitë maqedonase… Si mundet të ndodhë një gjë e tillë, kjo nuk është Qeveri, pasi që u formua dhe erdhi në pushtet në mënyrë joligjore”, tha protestuesja.

“Për ne Referendumi është jolegjitim, edhe Marrëveshja është jolegjitime, pasi që ajo marrëveshje nuk u ofrua para zgjedhjeve, dhe nuk spejguan se çfarë do të thotë në të vërtetë, ajo që e dimë është se marrëveshja është shumë e dëmshme, dhe se vetëm do të bëjë shumë përçarje të mëdha në vend”, u shpreh protestuesja.

Protestuesit kishin kohë edhe për muzikë.

Ndërsa shumica e protestueve nuk e dinin se çfarë përmban Marrveshja e Presës, por thonin se emri I shtetit nuk do të lejojnë ta ndryshohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test