Gjykimi për 27 prillin: Avokatët e të akuzuarve dënohen me nga 1 mijë euro

Maqedonia

Gjykimi për 27 prillin: Avokatët e të akuzuarve dënohen me nga 1 mijë euro

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:22
Foto

Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, gjykatësja Dobrilla Kacarska i dënoi me nga një mijë euro avokatët e disa të akuzuarve dhe i largoi nga salla.

Gjykatësja Dobrila Kacarska ka vendosur për një veprim të tillë për shkak të reagimit të palës mbrojtëse se në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Penale nuk mjafton hapësira ??për 50 të pranishëm, pjesëmarrës në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.Duke pasur parasysh se palës mbrojtëse u mohohet e drejta për t’i mbrojtur, të akuzuarit duhet të presin që Gjykata t’u caktojë avokatët.

Prokurorja e lëndës theksoi se tendenca e avokatëve është diçka tjetër dhe nuk është pjesa për hapësirën brenda gjykatës, sepse edhe në të kaluarën gjykimet janë zhvilluar në hapësirat e njëjta.

Përndryshe, në seancën e sotme për shkaqe teknik u anulua edhe dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat