Nga dita e diel pritet ulja e temperaturave në Maqedoni

Maqedonia

Nga dita e diel pritet ulja e temperaturave në Maqedoni

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell dhe do të fryj erë veriore. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 2 deri më 10 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 23 deri më 28 gradë celsius, deklarojnë nga EHM.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri më 26 gradë celsius.

Deri ditën e shtunë moti do të jetë i qëndrueshëm, relativisht i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Ndërsa ditën e diel temperaturat do ulen dhe do të ketë ajër më të ftohtë, ndërsa era do të shkaktojë rënie të temperaturave. Do të ketë edhe reshje lokale të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat