Kallëzohet penalisht një person nga Shkupi, akuzohet për vjedhje në një barnatore

Maqedonia

Kallëzohet penalisht një person nga Shkupi, akuzohet për vjedhje në një barnatore

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:11
Policia

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal kundër S.P (32) nga Shkupi i cili akuzohet se ka kryer grabitje në një farmaci me përfitim të paligjshëm pronësor prej rreth 35 mijë denarë.

Sipas MPB-së, i padituri S.P, më 3/10/2018 rreth orës 20:50 në barnatoren në rrugën “Luka Gerov” duke e kërcënuar me thikë nga e punësuara ka marrë 35 mijë denarë dhe është larguar.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.P është privuar nga liria më 12.10.2018. Ndërsa në bisedë me nëpunës policor i paraqituri ka pranuar veprën, ndërsa ka treguar edhe vendet ku i ka hedhur sendet që ka bartur me vete gjatë kryerjes së veprës penale.

Nga MPB thonë se më 13.10.2018 në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat