“Unioni Euroaziatik është alternativë e Maqedonisë për BE-në dhe NATO-n”

Maqedonia

“Unioni Euroaziatik është alternativë e Maqedonisë për BE-në dhe NATO-n”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

“Unë mendoj se për grekët, ndoshta gabojë, nuk është aq i rëndësishëm emri sa është e rëndësishme gjithçka që ndërlidhet me të, mbi të gjitha, identiteti. Mund të jetë Veriore, E Epërme, E poshtme, çfarëdo, por ata menjëherë pyesin kush janë maqedonasit, dhe pse e mbajnë emrin e njëjtë si dhe pasardhësit e Aleksandrit të Madh, thotë ambasadori rus në BE, Vlladimir Çizhov në një intervistë për AIM.

Ambasadori konsideron se nga dy palët, nga qeveritë e dy fqinjëve, në ato vite ka pasur mungesë të vullnetit politik për zgjidhje të çështjes.

“Nëse ky kontest për emrin ishte zgjidhur, me të cilin mendoj se është pak artificiale, e dini se Federata Ruse e pranoi Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues që në vitin 1992, që nuk u pranua me shumë entuziazëm në një vend tjetër mike, në Greqi. Por megjithatë, ashtu që ka pasur raste për të zgjidhur këtë kontest. Më kujtohen vitet e 90-ta në Selanik, atëherë ishte një qytet me më shumë se 600 mijë banorë u organizuan protesta masive nga një milion e gjysmë me pishtarë, parada, gjithçka. Ajo ishte e çuditshme, por ishte edhe një element në çimentimin e ngërçit”, tha Çizhov.

Sipas tij, për Maqedoninë më mirë është të anëtarësohet në Unionin Euroaziatik, si organizatë më humane dhe më demokratike, se sa në NATO. Ai Aleancën e konsideron si një koncept i gabuar i shekullit të kaluar, i cili nuk ka arritur të transformohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat