Andrej Kovatcev: Nuk e kuptojmë OBRM-PDUKM

Maqedonia

Andrej Kovatcev: Nuk e kuptojmë OBRM-PDUKM

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:32
Andrej Kovatcev

Eurodeputeti Andrej Kovatcev tha se me qëllim të mbështetjes së partnerëve nga Ballkani Perëndimor si zv. kryetar i Partisë Popullore në Parlamentin Evropian organizoi një konferencë ku BE dha sinjal se i mbështet këto vendet.

“Në lidhje me Maqedoninë, e them qartë se nuk e kuptoj dhe nuk e mbështes atë që e bën OBRM-PDUKM në Maqedoni dhe me atë që e bllokon të ardhmen e vendit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian. Nuk mund ta kuptojmë atë planin “B”, alternativën se mund të bëjnë me Greqinë marrëveshje tjetër. Ne nga shumica Partisë Popullore Evropiane vlerësojmë se ajo është jo reale dhe nuk mund të sjell asgjë të mirë për Republikën e Maqedonisë”, tha Kovatcev .

Ai gjithashtu shtoi se jemi të dëshpëruar nga sjellja e partisë opozitare. Këtë e tregoj edhe kryetari ynë Josef Dol në fjalimin e tij para disa ditëve dhe kjo u konfirmuar edhe në takimin në Parlamentin Evropian, në fjalimet e Lojze Peterle, Eduard Kukan, dhe në deklaratat e disa kolegëve tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat