Seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”

Maqedonia

Seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:20
Në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Seanca për lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore duhet të vazhdojë me dëgjimin e “bombave” nga provat materiale të PSP-së. Në këtë lëndë janë propozuar më shumë se 1000 incizime audio në provat materiale nga PSP-ja.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Kate4rina Bekovska, Stanko Korunovsski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet para zgjedhjeve dhe votime, shkatërrimi i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financimin e fushatës.

Gjykimi i lëndës së PSP-së “Titanik 3”, ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Gruia, për shkak se si anëtarë të Komisionit zgjedhor komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 “shkatërrim i materialit zgjedhor” sot vazhdon me dëshminë e dëshmitarëve të ri.

PSP-ja dhe avokatët e të akuzuarve i vërtetuan fjalët hyrëse, dhe pas deklarimit të akuzuarve Alimi dhe Gruri se nuk ndihen fajtorë, gjykimi vazhdoi me procedurë me dëshmi.

Sipas PSP-së dy të akuzuarit në veprimet e tyre kanë ndikuar në mënyrë direkte në rezultatin zgjedhor, ndërsa avokatët e Alimit dhe Gurit para Gjykatës thanë se me shumë dëshmi gjatë procedurës gjyqësore do të konfirmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat