Deputetët vendosin që të zgjedhin anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion

Maqedonia

Deputetët vendosin që të zgjedhin anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:13
Foto

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në kuadër të seancës së 60-të miratuan vendimin për shpallje të zgjedhjeve të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Antikorrupsionit u dorëzua nga Ilija Dimovski, ndërsa u mbështet edhe nga anëtarët tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimovski tha se Komisioni për Antikorrupsion një kohë të gjatë është pa anëtarë dhe duke pasur parasysh se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, është mirë të zgjedhen anëtarët e rinj.

Deputetët e shumicës parlamentare thanë se nëse nuk ka zgjedhje të reja dhe në Kuvend dorëzohet propozim-ligj i ri, atëherë ata nuk do ta mbështesin propozimin e opozitës.

Ndërsa Dimovski shtoi se nëse dorëzohet ligj më i mirë dhe më transparent edhe opozita do ta mbështesë.

Përndryshe, në seancën e sotme u sollën edhe vendime tjera për shpalljen e konkurseve për disa trupa dhe komisione tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat