Nëntë persona të lënduar në 14 aksidente dje në Shkup

Maqedonia

Nëntë persona të lënduar në 14 aksidente dje në Shkup

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Nëntë persona janë lënduar lehtë në gjithsej 14 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Ndërsa në shtatë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas njoftimit të policisë, 82 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 23 shofer janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 2 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 20 pa patent shoferë dhe një shofer fillestar.

Policia ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 12 makina të paregjistruara, ndërsa 18 kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat