Rasti “Monstra”: Tre armë janë përdorur për kryerjen e vrasjeve - Bota Sot
Rasti “Monstra”: Tre armë janë përdorur për kryerjen e vrasjeve

Maqedonia

Rasti “Monstra”: Tre armë janë përdorur për kryerjen e vrasjeve

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:45
Rasti “Monstra”

Eksperti i krim-teknikës Nexhat Muriq, i cili ka bërë analizat e gëzhojave dhe proektilëve që janë gjetur në vendin e vrasjes në Smillkovë, tregon se atij i janë dorëzuar 21 gëzhoja, 8 proektile të tëra dhe dy pjesë proektilesh për analizë.

Ai tha se gjatë vrasjes së pesëfishtë janë përdorur 3 armë, ndërsa nuk mund të tregoj saktë se sa persona kanë shkrepur armët.

“Ende sot e kësaj ditë nuk kemi gjetur armët që janë përdorur në vendngjarje, edhe pse vazhdimisht kemi analizuar armët e ngjarjeve të ndryshme që i ka gjetur policia. Deri më tani nuk ka përputhje”, deklaroi Muriq, sot gjatë seancës gjyqësore për rastin “Monstra”.

Eksperti i krim-teknikës shpjegoi se janë analizuar gëzhojat e përleshjes me armë të Fejzi Azirit me një grup nga Haraçina në fermën e tij në Bilimbeg në vitin 2009.

Përndryshe, në seancën e sotme 6 ekspertë do të prezantojnë analizat e tyre nga hetimet teknike për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill të vitit 2012.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test