Stoilkoviq: Kuvendi ngjan si treg kafshësh

Maqedonia

Stoilkoviq: Kuvendi ngjan si treg kafshësh

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:19
Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve, Ivan Stoilkoviq

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve, Ivan Stoilkoviq tha se “Kuvendi ngjan si treg kafshës”.

Këtë ai e shkroi në profilin e tij në “Facebook” duke përshkruar situatën në Kuvend, përderisa pritet të bëhet votimi për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese,

Stoilkoviq është deputet në koalicionin e OBRM-PDUKM-së.

Përndryshe, zyrtarisht nga Kuvendi njoftuan se seanca do të fillojë në orën 15:00, por e njëjta akoma nuk ka nisur dhe deputetët nuk janë të pranishëm në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat