Gruevski kthehet në Kuvend, pritet të merr pjesë në seancë

Maqedonia

Gruevski kthehet në Kuvend, pritet të merr pjesë në seancë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:28
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe deputet i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, një orë pasi u largua nga Kuvendi është kthyer sërish dhe pritet të merr pjesë në seancën për ndryshimet kushtetuese.

Ai më herët u largua pa dhënë asnjë sqarim dhe pas mos u përshëndetur me bashkëpartiakët e tij.

Përndryshe, zyrtarisht nga Kuvendi njoftuan se seanca do të fillojë në orën 15:00, por e njëjta akoma nuk ka nisur dhe deputetët nuk janë të pranishëm në sallë.

Më herët disa media raportuan se shumica parlamentare ka siguruar dy të tretat e votave të deputetëve për të votuar për ndryshimet kushtetuese, ndërsa nga partia opozitare kërkuan që kryetari i Kuvendit pa shtyrje të shumta, propozimin e qeverisë ta vendos në votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat