Janushev: Presione, kërcënime dhe ofrim të parave ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Janushev: Presione, kërcënime dhe ofrim të parave ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 19:53
Igor Janushev

Nëpërmjet një konference për shtyp të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Igor Janushev tha se ka kanosje, presione dhe kërcënime ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së për të votuar për ndryshimet kushtetuese.

Ai shtoi se ofrohen para, dhe se gjyqësia e politizuar do të gjykojë përmes rasteve që i sajon Qeveria.

Janushev tha se njërit deputet i është ofruar 1 milion euro, tjetrit 2 milion, ndërsa një deputetit tjetër 250 mijë euro kurse këto para janë refuzuar nga po të njëjtit deputet. Janushev i bëri thirrje Zoran Zaevit t’i lej deputetët lirshëm të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Në pyetjen e gazetarëve se kush janë deputetët që i janë ofruar para, ai nuk u përgjigj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat