OBRM-PDUKM: Sipas rregullores debati zgjat deri në ora 18:00, seanca e sotme për ne ka mbaruar - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Sipas rregullores debati zgjat deri në ora 18:00, seanca e sotme për ne ka mbaruar

Maqedonia

E enjte, 15 nëntor 2018

OBRM-PDUKM: Sipas rregullores debati zgjat deri në ora 18:00, seanca e sotme për ne ka mbaruar

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:20
OBRM-PDUKM

Në kumtesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “në pajtim me nenin 68 paragrafi i 4 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, seanca e Kuvendit zgjat nga 11:00 deri në ora 18-00 përveç nëse me letër Kryetari i Kuvendit nuk vendos ndryshe”.

Ata shtojnë se deri në ora 18:30 nuk kanë marrë asnjë njoftim dhe për këtë shkak për ato, seanca e sotme ka mbaruar.

“Grupi i deputetëve apelon deri tek institucionet kompetente, posaçërisht deri te Prokuroria Publike, të interesohen për të thënat në disa media se gjatë ditës ndaj disa deputetëve në Kuvend u është bërë presion dhe përmes kanosjeve, apo ofertave të ndikojnë në votimin e ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni njëherit potencojnë se asnjë në Kuvend, as edhe nga jashtë nuk guxon të bëj presione ndaj deputetëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test