Kotzias: Jam i lumtur për vendimin e Shkupit, pretendimet për fondet sekrete janë të neveritshme - Bota Sot
Kotzias: Jam i lumtur për vendimin e Shkupit, pretendimet për fondet sekrete janë të neveritshme

Maqedonia

E enjte, 15 nëntor 2018

Kotzias: Jam i lumtur për vendimin e Shkupit, pretendimet për fondet sekrete janë të neveritshme

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 12:44
Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë, tha se është lumtur për shkak të vendimit të Kuvendit të Maqedonisë për të kaluar ndryshimet kushtetuese, shkruan e gazeta greke Kathimerini.

“Unë po jetoj një paradoks. Unë jap dorëheqje dhe në të njëjtën kohë ndihem i lumtur”, tha sot Kotzias gjatë dorëzimit të funksionit të tij kryeministrit Alexis Tsipras, i cili tani do të kryesojë me Ministrinë e Jashtme.

Diplomati, i cili ishte negociatori kryesor për arritjen e marrëveshjes për emrin, e përshkroi vendimin e deputetëve të Maqedonisë si një hap përpara dhe përveç kësaj falënderoi kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe ata 80 deputetë që mbrëmë votuan për marrëveshjen.

Sa i përket akuzave kundër tij se ai ka menaxhuar me fonde sekrete në ministrinë greke, me çka janë përdoret për financimin e mediave në Maqedoni, ai këto pretendime i hodhi poshtë dhe i quajti të neveritshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test