Departamenti i Shtetit Amerikan përshëndet votimin për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni - Bota Sot
Departamenti i Shtetit Amerikan përshëndet votimin për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Maqedonia

E martë, 13 nëntor 2018

Departamenti i Shtetit Amerikan përshëndet votimin për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:33
Departamenti i Shtetit Amerikan

Shtetet e Bashkuara përshëndetën vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për aderim në ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga marrëveshja e Prespës.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Amerikan, Heather Nauert, “Shtetet e Bashkuara besojnë se marrëveshja e Prespës është një mundësi historike për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”.

Dje mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me shumicën prej dy të tretave të votave (80 vota për dhe 39 kundër) u miratua propozimi i Qeverisë për aderim në ndryshimet kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test