Tsipras mirëpret ndryshimet kushtetuese në Maqedoni - Bota Sot
Tsipras mirëpret ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Maqedonia

E diel, 18 nëntor 2018

Tsipras mirëpret ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 14:18
Kryeministri grek, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka mirëpritur ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, për ndryshimin e emrit, duke e konsideruar si fund të marrëdhënieve të luhatshme mes dy vendeve fqinje.

Maqedonia ka aprovuar të premten në Parlament propozimin e ndryshimit të emrit në Republika e Maqedonisë Veriore, pas dështimit të referendumit me moskalim të pragut prej 50 përqind.

Çështja e emrit ka bllokuar edhe tentimin e Maqedonisë për t'ju bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian, për shkak se Greqia ka qëndruar pas deklaratave se Maqedonia është provincë greke nën të njejtin emër.

Propozimi për emrin duhet të kalojë edhe në procedura tjera, duke përfshirë edhe kalimin në Parlamentin grek.

“Sot është ditë historike për politikën tonë të jashtme, për shkak të vendimit të Parlamentit të Maqedonisë, që hap rrugën drejt implementimit të marrëveshjes historike", tha Tsipras.

Marrëveshja, që u arrit verën e këtij viti në Prespë në mes kryeministrit Zaev dhe Tsipras, pritet t’i hapë rrugë Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test