Talat Xhaferi do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë - Bota Sot
Talat Xhaferi do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Maqedonia

E martë, 20 nëntor 2018

Talat Xhaferi do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:58
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Radek Vondraçek, brenda dy javëve do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën Çekisë.

Në shoqëri me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të jetë dhe kryetarja e grupit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës Çeke, Jagoda Shahpaska dhe anëtarët e grupit për bashkëpunim, Vladanka Aviroviq dhe Teuta Bilalli.

Brenda vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit, janë paraparë edhe takime bilaterale me udhëheqësit më të lartë të Republikës së Çekisë.

Xhaferi dhe delegacioni do të takohen me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babis, me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Radek Vondraçek; si dhe takime me kryetarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kuvendin e Republikës Çeke.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test