OBRM-PDUKM sot do të mbajë mbledhje në Komitetin Qendror - Bota Sot
OBRM-PDUKM sot do të mbajë mbledhje në Komitetin Qendror

Maqedonia

E enjte, 15 nëntor 2018

OBRM-PDUKM sot do të mbajë mbledhje në Komitetin Qendror

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:25
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot do të mbajë Komitetin Qendror. Pritet që të diskutohet për ngjarjet e fundit politike, si dhe për atë që ndodhi të premten në Kuvend.

Jo zyrtarisht spekulohet se në mbledhjen e sotme të Komitetit Qendror do të flitet për dy skenarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njërit, partia do të diskutojë për përjashtimin nga anëtarësia të Sasho Mijallkov. Thuhet se ai është që ka bindur shtatë deputetët e partisë që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa, sipas skenarit të dytë thuhet se Mickoski do të kërkojë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, pasi nuk ka arritur të largojë nga kryesia e partisë “strukturat kriminale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test