Mungojnë shqiptarët në njësitet elitare të mbrojtjes të Maqedonisë

Maqedonia

Mungojnë shqiptarët në njësitet elitare të mbrojtjes të Maqedonisë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas plot 11 vitesh, ka siguruar uniforma të reja për Njësitin special “Tigrat”.

Në furnizimet e reja përfshihen uniformat për mjediset urbane si dhe ato rurale. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se kjo bëhet me qëllim që pjesëtarët e njësiteve speciale të jenë mirë të përgatitur dhe të motivuar për punë.

Nuk dihet se kur do të sigurohen uniforma edhe për policinë dhe njësitet e tjera, të cilët po ashtu për vite të tëra, nuk kanë marrë uniforma të reja.

“Sot kemi nderin së bashku me udhëheqësin e Ministrisë së Brendshme në bazën e Njësitit special Tigrat të promovojmë sigurimin e uniformave të reja dhe atë uniformë komplete që sigurohet pas 11 viteve. Bëhet fjalë për sigurimin e uniformave të reja për punë në ambiente urbane, 200 komplete për punë në ambiente rurale dhe rreth 13 lloje të emblemave të veçanta për uniforma”u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat