Antonio Milloshoski në mbështetje të Mickoskit - Bota Sot
Antonio Milloshoski në mbështetje të Mickoskit

Maqedonia

Antonio Milloshoski në mbështetje të Mickoskit

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:16
Antonio Milloshovski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshovski, ka dalë me mbështetje të hapur për kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Siç dihet, ai ishte pjesë e grupit që kundërshtonin përzgjedhjen e Mickoskit në krye të OBRM-PDUKM-së, pas largimit të Nikolla Gruevskit.

“Zhvillimet dramatike në Kuvend dhe akti ilegal kundër kushtetutës, të paktën tregoi një pasqyrë të qartë për atë se kush tenton që të respektohet vullneti i popullit nga të cilët jemi përzgjedhur dhe kujt i interesojnë marrëveshjet fshehtas. Hristijan Mickoski, kryetari i OBRM-PDUKM-së, megjithatë tregoi se më e rëndësishme për të është besimi demokratik që votuesit ua kanë dhënë deputetëve dhe vullneti i anëtarësisë dhe simpatizuesve. Me këtë qëndrim e ka merituar përkrahjen time si deputetë, si anëtarë i OBRM-PDUKM-së nga viti 1992. Konsolidimi dhe uniteti i OBRM-PDUKM-së, në bazë të përcaktimeve programore janë të nevojshme për demokracinë në Maqedoni”, ka shkruar Milloshovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...