Përfundoi kontrolli në shtëpinë e Milenkos, policia mori një kompjuter dhe një telefon

Maqedonia

Përfundoi kontrolli në shtëpinë e Milenkos, policia mori një kompjuter dhe një telefon

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:49
Milenko Nedellkovski

Kontrolli policor në shtëpinë e Milenko Nedellkovskit që filloi sot pasdite, në Rzhaniçinë të Shkupit, ka përfunduar rreth orës 20:00, bën të ditur Tv Telma.

Burime të këtij televizioni thonë se nga shtëpia e tij është marrë një kompjuter dhe një telefon që do të përdoren për analizë në kuadër të procedures së hetimit.

Përndryshe, pas raportimit policor, Prokuroria ka hapur procedurë për të vërtetuar nëse porosi kërcënuese me gjuhë të urrejtjes janë vepër e moderatorit kontraverz, Milenko Nedellkovski.

Policia dyshon se përmes rrjeteve sociale, Nedellkovski ka shkaktuar dhe ka bërë thirrje për të rrezikuar sigurinë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët votuan “për” ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat